Tottenham afër shkëmbimit me Sevillan

Futboll

Tottenham afër shkëmbimit me Sevillan

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 09:40
Erik Lamela dhe Bryan Gil

Klubi anglez Tottenham ka filluar lëvizjet në merkato.

Sipas ‘Sky Sports’, Tottenham së shpejti pritet ta finalizojë marrëveshjen me Sevillan.

Raportohet se Erik Lamela do të kalojë në Spanjë ndërsa Bryan Gil në Angli si shkëmbim, klubi spanjoll do të përfitojë edhe 25 milionë euro si pjesë e marrëveshjes.

Të dy klubet kanë rënë dakord për kushtet, dhe zyrtarizimi pritet të bëhet së shpejti.

Gil sezonin e kaluar zhvilloi 30 ndeshje me Sevillan në të gjitha garat duke realizuar katër gola dhe katër asistime.

Në anën tjetër Lamela luajti 35 ndeshje në total me Tottenhamin, duke kontribuar me katër gola dhe një asistim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat