Dukagjini nga Klina po përforcohet për edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës.
Klinasit përforcohet me futbollistin e Feronikelit nga Drenasi, Argjend Bardhi.
“Futbollisti Bardhi edhe zyrtarisht ka përforcuar klubin e Dukagjinit.
Argjendi është transferuar në Klinë nga klubi i Feronikelit, ndërkohë më parë është aktivizuar edhe te klubi i Drenicës. Bardhi luan në pozitën e mesfushorit qendror.
I lindur më 28 prill 1995, njëzetegjashtëvjeçari karrierën si futbollist e filloi në shkollën e futbollit KURDA”, njofton FC Dukagjini.