Nuk e ka respektin në Kosovë sikurse në Kroaci! Është interesant se kroatët betohen në kokën e tij, ndërsa në Kosovë ata që janë të thirrur për të njohur, nuk e njohin legjendën e vet, të paktën kështu duket në horizont.
Legjenda e futbollit, Kujtim Shala, nderohet sërish në Kroaci, kësaj radhe me librin që doli në botim nga tifozët me të zjarrtë në Ballkan të Dinamos nga Zagrebi, “Bad Blue Boys - Bad Boys”.
Shala është në librin e kësaj tifozerie dhe me fjalë më të mëdha: Mbreti Shala.

Libri i tifozëve kroat
“Lindja e ka Mbretin e vet, e ai quhet Kujtim Shala”, ky është nderimi më i madh që ia bën klubi më i madh kroat dhe në Ballkan, Dinamo me tifozët e saj ‘BBB’.
Kujtim Shala për tre vite ka luajtur në skuadrën e Dinamos dhe ka lënë gjurmë të pashlyeshme. Edhe sot Shala kur shkon në Zagreb “BBB” brohorasin emrin e tij, ndërsa Dinamo si gjithmonë e nderon legjendën e vet.
Shala si futbollist e ka nisur karrierën në Lirinë e Prizrenit, duke vazhduar në Partizan të Beogradit, pastaj 4 vite të bukura në KF Prishtina, në Dinamo, për shtegtuar më pas në klubet elite gjermane e franceze. Kosova nuk e njeh legjendën e vet, Kroacia sërish e nderon!
“Faleminderit BBB me zemër.

Faleminderit BBB për këtë dhuratë shumë të rëndësishme.
Kështu tregohet respekti”, ka shkruar Shala në profilin e tij në facebook.