Bardhi - një dëshirë e Milanit

Futboll

Bardhi - një dëshirë e Milanit

Nga: K.G. Më: 22 korrik 2021 Në ora: 14:58
Bardhi - një dëshirë e Milanit

Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, mund të bëhet pjesë e Milanit, pasi gjiganti italian tregon interesim për të sjellë asin e Levantes në radhët e veta.

"Rossonerët" po kërkojnë një lojtar të ri në ekip, një lojtar i cili do të zinte vendin e Hakan Chalhanoglu.

Kjo është arsyeja pse mediat italiane pretendojnë se vëmendja e trajnerit Pioli në ditët e fundit është përqendruar te Bardhi.

Mesfushori maqedonas ishte ndër lojtarët më të mirë të Levantes sezonin e kaluar, por klubi nga Valencia është në krizë financiare dhe do ta shesë një nga lojtarët kryesorë. 

"Rossonerët" duan të shfrytëzojnë atë për të sjellë Bardhin në radhët e tyre, duke përgatitur një ofertë fillestare prej 10 milion eurosh. ]

Levante po kërkon 15 milion, por negociatat pritet të intensifikohen në ditët në vijim, në mënyrë që "Rossonerët" ta sjellin Bardhi në "San Siro" sa më shpejt që të jetë e mundur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat