Rowe në Arsenal

Futboll

Rowe në Arsenal

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 17:40
Rowe në Arsenal

Emil Smith Rowe ka nënshkruar kontratë të re afagjate me klubin e Arsenalit.

Mesfushori ofanziv është pjesë e Arsenalit prej moshës nëntëvjeçare dhe është produkt i akademisë “Hale End”.

Zhvillimi i tij dhe puna e madhe ka bërë që ai të ketë ndikim të madh edicionin e kaluar me skuadrën e parë.

Smith Rowe u paraqit në 33 ndeshje në të gjitha garat edicionin e kaluar.

Gjithashtu, futbollisti anglez do ta mbajë numrin 10 në fanellë në edicionin e ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat