Inter ka zgjedhur Simone Inzaghi-n për të zëvendësuar Antonio Conte-n.
Conte arriti të thyejë dominon 9-vjeçar të Juventus-it dhe, pavarësisht një kontrate që skadonte në vitin 2022, ka vendosur të largohet nga zikaltrit.
Një zgjedhje që ka befasuar edhe shumë lojtarë, siç është kuptuar edhe nga fjalët e Milan Skriniar.
Ish-trajneri i Italisë nuk ka gjetur menjëherë një skuadër dhe mund të jetë penduar për largimin e parakohshëm nga Inter.
Gazetari italian Marco Barzaghi ka zbuluar një prapaskenë të bujshme në një intervistë të dhënë për Radio Radio.
“Nga ajo që më rezulton, Conte është pak i penduar. Mendonte se situata në shtëpinë e Inter-it do të përkeqësohej. Tani, pas shitjes së Hakimi-t, po përmenden emra të rëndësishme si ato të Nandez e Telles, plus një përforcim në sulm që kërkonte prej dy vitesh”, ka thënë Barzaghi.
“Gjithsesi, nuk është larguar nga Inter-i për arsye merkatoje, por sepse që nga takimi në Villa Bellini marrëdhënia me drejtuesit është përkeqësuar. Conte ka thënë: ‘Një vit tjetër si ky nuk e dua’. Nuk duronte dot më”.