Ditën e mërkurë Inter ka zyrtarizuar marrëveshjen me Socios.com si sponsor i ri i fanellës për sezonin 2021/22.
Një marrëveshje që do të vendosë në fanellat e zikaltërve Fan Token të klubit, që do të nxirret në tre javët e ardhshme.
Operacioni, sipas Calcio & Finanza, parashikon që Socios të paguajë 20 milionë euro në vit ekipin milanez.
Një shifër kjo që i ngjit kampionët e Italisë në vendin e tretë në Serinë A për vlerën e sponsorit të fanellës, mbrapa vetëm Juventus-it (45 milionë nga Jeep) dhe Fiorentina (25 milionë nga Mediacom).