Juvja rikthen një ish-futbollist si ndihmës të Alegrit!
Tek Juventusi po mendojnë që t’i krijojnë kushtet më të mira trajnerit Maks Alegri dukë i plotësuar kërkesat e merkatos, por jo vetëm.
Së fundmi, në shtëpinë e Juventusit është rikthyer dhe një ish-lojtar, por me detyrën e ndihmësit të Alegrit.
Simone Padoin rikthehet kështu pas 5 vitesh në Torino, teksa më parë ka mbajtur veshur fanellën e bardhezinjve për sezone në vitet 2012-2016 duke fituar 5 kampionate, 2 Kupat Italie dhe 3 Superkupa.