Verë zhgënjyese evropiane për kampionin e Maqedonisë së Veriut, skuadrën shqiptare Shkëndija nga Tetova.
Kuqezinjtë në udhëtim pësuan humbje me rezultat 2:0 nga Riga e Letonisë, në ndeshjen e parë të raundit të 2-të kualifikues në Conference League në futboll.
Letonët kaluan në epërsi me golin e Wesley në minutën e 13-të të ndeshjes.
Pas një harkimi nga korneri, Wesley nga afërsia shënon me kokë.
Në pjesën e dytë, Riga shënoi edhe një gol për 2:0 përmes Yuri Vakulko në minutën e 52-të.
Ndeshja e kthimit luhet në Shkup, ndërsa Shkëndijen e pret punë e vështirë për të përmbysur këtë rezultat.