Futbollisti nga Kosova, Astrit Selmani, është në formë më mirë.
Selmani është shënues i trefishtë dhe kreator i fitores së skuadrës suedeze Hammarby, me rezultat 3:1 kundër Mariborit nga Sllovenia, në takimin e parë kualifikues të rrethit të dytë të Conference League në futboll.
Selmani si i çmendur, shënon het-trik në minutën e 55-të, 64' e 87’ - nga penalltia. Selmani është lojtar i ndeshjes, i cili u zëvendësua në minutën e 90+2.
Ndeshja e kthimit luhet me 29 korrik në Maribor, Hammarby ka një epërsi të mirë.
Hammarby - Maribor 3:1 (0:0)
Shikues: 7.800.
Shënues: Selmani 55., 64., 87 – nga penalltia - Zhugelj 60.
Hammarby: Dovin, Poulsen, Ouattara (82./Sher), Fjoluson, Jeahze, Fenger, Bojaniq (69./Swedberg), Rodiq (92./Mendes), Amoo (82./Loue), Ludwigson, Selmani (92./Erabi).
Maribor: Jug, Milec, Martinoviq, Voloder, Koderman (68./Sikoshek), Vrhovec, Pihler, Repas, Zhugelj (68./Shturm), Kotnik (56./Kronaveter), Alvir (89./Maher).