Skuadra portugeze Santa Clara kockë e fortë për Shkupin, duke e mposhtur me rezultat të thellë 3:0 në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.
Skuadra shqiptare u mundua me mundësitë e saja por nuk ia doli ndaj portugezëve.
Santa Clara kaluan në epërsi në pjesën e parë me autogolin e Rwatubyaye në minutën e 30-të.
Në fillim të pjesës së dytë, Santa Clara thellon epërsinë me golin e Carvalhos në minutën e 49-të.
Në minutën e fundit (90-të), Costinha thellon fitoren në 0:3.
Shkupi ka pak shpresa për të përmbysur këtë rezultat në Portugali, në takimin e kthimit të rrethit të dytë kualifikues të Conference League.