Marcelo Brozovic është bashkuar me Inter-in pas lodhjeve të Europianit me Kroacinë.
Mesfushori është akoma në qendër të projektit teknik zikaltër dhe do të jetë mes protagonistëve edhe me trajnerin e ri.
Megjithatë, në fillim do të duhet ta rrihet marrëveshja për rinovimin e kontratës që skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.
Brozovic është absolutisht një element thelbësor për klubin dhe për këtë arsye, Marotta me Ausilio-n mund të vendosin t’i plotësojnë kërkesat e lojtarit në lidhje me rrogën.
Sipas calciomercato.com, në fakt, Brozovic përfiton aktualisht 3.5 milionë euro dhe kërkon një rritje të ndjeshme.
Drejtuesit e klubit janë të gatshëm t’i ofrojnë deri në 5 milionë euro.