Istogu ka synime të mëdha për edicionin e ri në Ligën e parë të Kosovës.
Ata vazhdojnë me përforcime që të janë sa më të kompletuar në çdo repart.
“Istogu transferon mbrojtësin e ri Drinor Boja!
Football Club Istogu me kënaqësi ju njofton se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me mbrojtësin e krahut të majtë Drinor Boja, i cili vjen në Istog nga Dukagjini i Klinës.
Drinor Boja ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin e Istogut, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Driori luan në pozitën e mbrojtësit të majtë, por që di të përshtatet mjaft mirë edhe në pozitën e mesfushorit të krahut.
Boja është vetëm 19 vjeçar, është lojtarë me pontencial të madh!”, njofton KF Istogu.