Heung-Min Son nuk do të largohet nga Tottenham

Futboll

Heung-Min Son nuk do të largohet nga Tottenham

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 12:12
Heung-Min Son nuk do të largohet nga Tottenham

Heung-Min Son nuk do të largohet nga Tottenham.

Klubi ka njoftuar në faqen zyrtare se ka arritur marrëveshje me sulmuesin për rinovimin e kontratës.

Heung-Min Son ka nënshkruar kontratë të re katër vjeçare, që do ta mbajë në klub deri më 2025.

Ai është i lumtur që do të vazhdojë të jetë pjesë e Tottenham dhe Premierligë, premton që do të japë shumë më shumë në fushë.

29-vjeçari është pjesë e Tottenham që nga viti 2015.

Deri më tani, ai ka bërë 280 paraqitje, ka shënuar 107 gola dhe ka dhuruar shumë asiste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat