Malisheva nuk do të jetë si shëtitëse në Superligën e Kosovës, por synon rezultate sa më të mira.
Futbollistët e kësaj skuadre përgatiten nën drejtimin e kryetrajnerit Arsim Thaçi.
“Përgatitjet e skuadrës për sezonin e ri po vazhdojnë.
Skuadra gjendet në Ohër si pjesë e programit përgatitor para sezonal. Djelmoshat duken të motivuar dhe plot energji.
Stërvitjet e tyre intensive dhe me passion janë një indikator i qartë se FC Malisheva do të jetë një pretendent shumë serioz në Superligë.
Përveç seancave stërvitore të parapara me planin e trajnimit, skuadra do të zhvilloj edhe disa ndeshje miqësore.
Ndeshja e parë miqësore do të jetë të shtunën me 24 korrik kundër KF Renova e cila do të zhvillohet në qytetin e Strugës”, njofton KF Malisheva.