Memphis Depay është një lojtar i ri i Barcelona-s.
I prezantuar pasditen e së entjes, holandezi ka lënë menjëherë të kuptohet sa e rëndësishme është për të kjo eksperiencë e re.
Ish-sulmuesi i Lyon ka folur për një ëndërr të realizuar gjatë konferencës për shtyp. Fjalë që janë konfirmuar edhe nga momentet e kaluara nga lojtarit në Camp Nou për fotografitë e rastit.
Siç ka bërë të ditur AS, Depay ka zhvilluar një ritual personal në shenjë falënderimi për mundësinë që i është dhënë në karrierën e tij për të luajtur te një klub i rëndësishëm si Barcelona.
Holandezi, pasi ka bërë disa fotografi për shtypin, ka qëndruar në vetmi për 10 minuta dhe ka bërë një xhiro të fushës.
Siç ka shpjeguar e përditshmja spanjolle, bëhet fjalë për një ritual të pazakontë, duke parë se xhiroja e fushës bëhet zakonisht për të përshëndetur tifozët ose për një lamtumirë.
Depay ka dashur të shijojë momentin dhe gjesti i tij ka qenë një sinjal i qartë për qëllimet e tij të mira për sezonin 2021/22.