Dukagjini nga Klina përforcon radhët edhe me një futbollist, kësaj radhe nga shtetet e jashtme.
Presidenti i klubit, Fabian Veseli, synon që të ndërtojë një ekip të fuqishme për elitën e futbollit të Kosovës.
“Futbollisti nga Guinea, Moriba, është sulmues dhe vjen nga futbolli turk, ku ishte aktivizuar te grup-moshat e Denizlispor U19.
I lindur më 30 dhjetor 2000, njëzetvjeçari ka arritur që në vitin 2020 në kampionatin e grup-moshave U19 t’i realizojë nëntë gola në njëzetekatër paraqitje.
Mirë se vjen Lamah dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë!”, njofton KF Dukagjini.