Rei Manaj po kalon një periudhë të artë në karrierën e tij duke u vendosur në qendër të disa ekipeve me emër në Spanjë dhe Itali.
Emri i sulmuesit të Kombëtares është lidhur me disa skuadra kohët e fundit si portugezët e Familisaos, Kadizi në Spanjë, Sasuolo dhe së fundmi në garë ka hyrë dhe skuadra italiane Venecia.
Këta të fundit janë vënë pas një sulmuesi ku kohët e fundit u përfolën për arritjen e marrëveshjes me ish-sulmuesin e Milanit, Mbaje Niang, por tripleta e Manajt me Barcelonën dy ditë më parë i ka bërë që të ndërrojnë mendje venecianët dhe sipas ”TuttomercatoWeb”, Venecia ka hyrë seriozisht në garë për kartonin e 24-vjeçarit.
Manajt e njeh mjaft mirë Italinë duke luajtur për disa skuadra si Inter, Pisa dhe Peskara, por tani e rëndësishme është vullneti i sulmuesi kuqezi si dhe bindja e Barcelonës për kartonin e lushnjarit.