“Ose rinovo ose mos luaj!”
Ky është fati që pret Ilaix Moriba, talentin e akademisë La Masia te Barcelona, e ardhmja e të cilit qëndron pezull.
Klubi Blaugrana ka kohë që po përpiqet të rinovojë kontratën e tij, por mesfushori hispano-huinean po reziston.
Pas kësaj mund të jenë emrat e mëdhenj të Premier League: Chelsea dhe Manchester City janë të interesuar.
Nëse marrëveshja e rinovimit nuk arrin, katalanasit thonë se janë të gatshëm ta lënë atë në stol për tërë vitin.