Klubi italian ka shprehur intersim për Rey Manajn.
Sipas ‘RAC1’, Sassuolo i është bashkuar garës për transferimin e Manajt gjatë afatit kalimtar të verës.
Raportohet se klubi italian po dëshiron blerjen e sulmuesit të Barcelonës, për të cilin ka shprehur interesim edhe klubi portugez Famalicao.
Dukej se shqipëtari do të transferohej në Portugali, por ai ka shkëlyqer në ndeshjen e fundit miqësore të Barcelonës ndaj Gimnastic duke shënuar tre gola dhe duke nxitur interesimin e Sassuolos për të.
Në anën tjetër thuhet se drejtuesit e klubit ‘Blaugranë’ do të vendosin gjatë ditëve të ardhshme për të ardhemen e tij.
Thuhet se Manaj mund të qëndrojë në Barcelonë, në rast se klubi largon dy sulmuesit Martin Braithwaite dhe Antoine Griezmann.