Dëshira për të rinovuar është e përbashkët, por Milani dhe Franck Kessie nuk po arrijnë akordin e zgjatjes së bashkëpunimit.
Mesfushori afrikan ka edhe një vit kontratë me nënkampionët e Italisë, që nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga shërbimet e tij.
24-vjeçari është lideri i mesit të fushës dhe është kthyer në një nga pikat më të forta të skuadrës së Stefano Piolit.
“Presidenti”, siç e thërrasin shokët e skuadrës, përfiton aktualisht 2.2 milion euro në sezon. Ai pretendon 6, ndërsa Milani ofron diçka më shumë se 4 milion euro.
Distanca nuk është e vogël, por në Milanello janë të bindur që do ia dalin të sigurojnë marrëveshjen me agjentin e lojtarit.
Shumë klube po monitorojnë me vëmendje bisedimet dhe janë gati të ndërhyjnë. Mbi të gjithë Liverpool.
Trajneri i gjashtë herë kampionëve të Evropës, Jurgen Klopp e pëlqen shumë futbollistin nga Bregu i Fildishtë dhe drejtuesit e “The Reds” do të paraqesin shumë shpejt ofertën e tyre të parë.