Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ka shënuar fitore në takimin e zhvilluar në Strugë, ku po kryejnë fazën përgatitore.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të barabartë 0-0.
Ndërkohë në pjesën e dytë, gjilanasit e gjetën edhe golin e fitores.
Ishte minuta e 73-të e ndeshjes, kur sulmuesi prishtinas, Shend Kelmendi realizoi golin e vetëm në këtë sfidë.
Gjatë qëndrimit në Strugë, Gjilani do t’i zhvillojë edhe tri ndeshje të tjera miqësore, ku do të përballet me Strugën, Rabotnickin dhe KF Skënderbeun.