Sipas mediave spanjolle, Mbappe nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën me PSG.
Sulmuesi ka kontratë me gjigantin francez deri më 30 qershor të vitit 2022, dhe raportohet se tashmë i ka komunikuar lajmin drejtuesve se ai nuk do ta rinovojë kontratën me ta.
Francezi është lidhur ngushtë me një kalim te Real Madrid muajt e fundit, dhe thuhet se ai dëshiron tu bashkohet atyre vitin tjetër si futbollist i lirë.
Në anën tjetër ekipi francez është duke bërë maksimumin ta bind yllin e tyre ta vazhdojë kontratën, e për këtë ka transferuar edhe shumë yje në ekip si Georginio Wijnaldum, Sergio Ramos, Achraf Hakimi dhe Gianlugi Donnaruma.
Në rast se Mbappe insiston të mos e vazhdojë kontratën, ka mundësi që ‘Parisienët’ ta shesin atë gjatë kësaj vere në mënyrë që të mos e humbin flas vitin tjetër.