Miralem Pjanic është i vendosur të largohet nga Barcelona pas vetëm një viti në klub, pasi i ishte thënë nga Ronald Koeman se ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Pjanic do të kompletojë lëvizjen e tij të radhës në javën e ardhshme.
Ylli i Bosnjë-Hercegovinës e ka zemrën të vendosur në një kthim në Juventus dhe agjenti i tij ka arritur që të filloj bisedimet me drejtuesit e kësaj skuadre.
Sipas të gjitha gjasave, ai do të jetë pjesë e Juventusit për edicionin e ri.