Sadio Mane padyshim është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm tani për tani në skuadrën e Liverpoolit.
Por, një vit pas triumfit në Premierligë, Liverpooli pati një sezon zhgënjyes, ku mezi siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, në xhiron e fundit.
Lojtarët gjithashtu ishin larg nivelit të tyre, veçuar Sadio Manen.
Ai e ka pranuar tani këtë, por ka premtuar se do të jetë ndryshe këtë sezon.
“Nuk ishte sezoni im më i mirë, e di këtë. Siç e kam thënë gjithmonë, mund të ndodhë në futboll, por mendoj se nuk do të jetë njësoj sezonin e ardhshëm. Jam më i gatshëm, mendërisht, fizikisht, gjithçka, kështu që mendoj se do të jetë një sezon emocionues në aspektin personal”, deklaroi ai.