I padëshiruar në Milano, mesfushori zikaltër gjithnjë e më larg Interit!
Arturo Vidal vazhdon të jetë çështje tek Interi.
Me 7 milionë eurot që fiton dhe kur ka akoma një vit kontratë, kiliani është rëndesë për arkat e klubit zikaltër.
Me ofertat konkrete që mungojnë dhe me deklaratën e menaxherit të tij: “Nëse nuk bindemi për ofertat, Arturo nuk do të lëvizi nga Milano”, e ardhmja e mesfushorit është ende e pasigurt.
Ndërkohë interes të vazhdueshëm për të tregon Boka Zhuniors.