Klubi Futbollistik “Onix” po vazhdon të përgatitet për edicionin e ri 2021/22.
Gentrit Bislimi është futbollisti i ri që transferohet te skuadra nga Banja e Pejës, shkruan Gazeta Olle. “Marrëveshja është arritur pas një takimi në mes të lojtarit dhe drejtorit sportiv të klubit z. Zekë Miranaj ku i pranishëm ishte edhe presidenti i klubit z. Mujedin Ferati i cili e konkretizoi marrëveshjen”, thuhet në njoftimin e klubit.
22- vjeçari do t’i bashkohet menjëherë ekipit dhe do të vazhdojë punën nën urdhërat e trajnerit.
Padyshim se Onix është njëra nga skuadrat më aktive deri më tani në Ligën e Parë.