Arsenali po tenton transferimin e Tammy Abrahamit nga Chelsea në këtë afat kalimtar veror.
Thomas Tuchel nuk llogaritë më në sulmuesin anglez dhe i ka bërë të ditur se është i lirë të kërkojë klub tjetër.
Sipas asaj që raporton Daily Express, Abraham nuk dëshiron të qëndrojë më në bankën rezervë dhe po kërkon aventurë të re.
Arsenali po e monitoron nga afër situatën e lojtarit dhe është i gatshëm që të ofrojë shumën që kërkon Chelsea.
The Blues besohet se duan afro 20 milionë euro për kartonin e anglezit dhe The Gunners nuk e kanë problem ta paguajnë këtë shumë.
Në garë për transferimin e Abraham është edhe Tottenhami e West Hamit, e Chelsea kërkon vetëm shumën e parave.