Gjiganti italian i ka caktuar çmimin sulmuesit Romelu Lukaku.
Sipas ‘Tuttosport’, Inter i ka vendosur çmimin e shitjes Lukakut për skuadrat që kanë shprehur interesim për të.
‘Nerazzurët’ po kërkojnë të paktën 120 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet yllin e tyre.
Klubi anglez Chelsea ka qenë e lidhur me një lëvizje për të marrë përsëri lojtarin belg në Stamford Bridge, por tashmë ata janë të informuar për çmimin e tij.
Kampionët e Italisë kanë shitur Achraf Hakimin për 70 milionë euro te PSG dhe nuk do të donin ta shisnin edhe Lukakun përveç ndonjë oferte ‘marramendëse’.
28-vjeçari, ka qenë njëri ndër lojtarët kyç në suksesin e Interit në Serie A sezonin e kaluar.