Qeveria italiane i ka lëshuar udhëzimet e saj të fundit pak më pak se një muaj nga fillimi i sezonit të ri të Serie A-së e i cili pritet të fillojë në 21 gusht.
Rajonet që janë në “Zonën e Bardhë” pra me kufizime minimale mund të hapin deri në 50 për qind të kapacitetit në një ambient të hapur.
Klubet ende nuk kanë filluar të shesin bileta sepse vetëm tifozët me “Pasaportë të gjelbër” mund të kenë qasje.
Kjo është një certifikatë elektronike që konfirmon statusin e Covid-it, vaksinimin e dyfishtë, provën e rikuperimit nga virusi gjatë muajve të fundit ose një test negativ brenda 48 orësh.
Kapaciteti i stadiumit të Serie A në 50 për qind
Interi dhe Milani (Stadio Meazza): 37,961
Lazio dhe Roma (Stadio Olimpico): 36,630
Napoli (Stadio Maradona): 27,363
Fiorentina (Stadio Franchi): 23,641
Juventus (Allianz Stadium): 20,753
Verona (Stadio Bentegodi): 19,605
Genoa dhe Sampdoria (Stadio Ferraris): 18,299
Bolonja (Stadio Dall’Ara): 18,231
Salernitana (Stadio Arechi): 16,650
Torino (Stadio Olimpico Grande Torino): 13.997
Udineze (Dacia Arena): 12,572
Atalanta (Geëiss Stadium): 11,256
Sassuolo (Stadiumi Mapei): 10,792
Empoli (Stadio Castellani): 9,923
Cagliari (Sardegna Arena): 8,208
Spezia (Stadio Picchi): 5,168
Venezia (Stadio Penzo): 3,713