Fazat përgatitore verore të klubeve të futbollit janë gjithashtu një mundësi që tifozët të jenë më pranë idhujve të tyre. Ndonjëherë, mbase, edhe pak shumë, si në rastin e Erling Haaland, gjatë miqësores mes Borussias së Dortmundit dhe Athletic Bilbaos.
Në St. Gallen, një tifoz i ri zbriti nga tribunat dhe arriti të hynte në fushë i pashqetësuar, duke shmangur forcat e sigurisë, ndërsa Athletic Bilbao po përgatitej për të ekzekutuar një goditje këndi.
I veshur me bluzë portokalli, me diçka për të shkruar në dorë, djali shkoi pranë Erling Haalandit, duke i kërkuar një autograf.
Sulmuesi norvegjez ia plotësoi dëshirën, duke i shkruar një autograf në fanellë dhe më pas e shoqëroi teksa po dilte nga fusha (ku u mor nga forcat e sigurisë dhe u nxor jashtë).
Ishte ndeshja e parë e sezonit për Haaland, i cili kishte humbur dy miqësoret e para pasi i nevojitej më shumë kokë për të kapur formën fizike. Talenti norvegjez nuk e gjeti golin, por gjithsesi la gjurmë në ndeshje më këtë autograf.