Clement Lenglet dëshiron të mbetet pjesë e gjigantit spanjoll.
Sipas ‘Mundo Deportivo’, Lenglet synon të mbetet pjesë e Barcelonës pavarësisht ofertave që janë në drejtim të tij.
Futbollisti ka dëshpëruar me paraqitjet e tij te Barcelona, dhe raportohet se drejtuesit e ‘Blaugaranëve’ po synojnë ta shesin atë gjatë afatit kalimtar të verës.
Shumë skuadra evropiane si Arsenal, Tottenham, Everton, Roma kanë shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit.
Por 26-vjeçari, përkundër ofertave që ka thuhet se do ti refuzojë të gjitha që të mbetet pjesë e gjigantit spanjoll.