E ardhmja e Cristiano Ronaldos sipas të gjitha gjasave do të jetë në Juventus, të paktën edhe një sezon.
Kështu të paktën deklaroi zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved, i cili tha se Ronaldo do të qëndrojë.
“Cristiano Ronaldo do të kthehet të hënën dhe do të qëndrojë me ne” – deklaroi Nedved.
Cristiano Ronaldos i skadon kontrata sezonin e ardhshëm, teksa përflitej shumë për një largim të mundshëm..