Renova dhe Malisheva kanë zhvilluar ndeshje kontrolluese në Strugë.
Përballja është mbyllur në barazim pa gola, 0:0
.Ishte kjo miqësorja e parë në Strugë për skuadrën e Malishevës, e cila edicionin e fundit u promovua në Superligën e Kosovës.
Kaltërebardhët kanë njoftuar edhe për disa miqësore të tjera në vazhdim, por nuk i kanë zbuluar klubet me të cilat do të testohen.