Lindon Selahi u zyrtarizuar ditën e djeshme si futbollist i skuadrës kroate të Rijekës duke pasuruar me një tjetër emër karrierën e tij futbollistike.
Në konferencën e prezantimit, mesfushori i Kombëtares foli hapur për eksperiencën e re si dhe për ato të kaluarat në Belgjikë e Holandë.
TRANSFERIMI– Arrita në stadium sot, gjithçka duket shumë bukur, fusha është me të vërtetë fantastike dhe mezi pres të luaj para tifozëve të Rijekës. E di që Rijeka ka një histori të gjatë, vitet e fundit ka pasur sukses të madh në garat evropiane dhe jam i lumtur që jam këtu.
FUTBOLLI KROAT-Unë jam me origjinë nga Ballkani, kështu që di shumë për futbollin kroat. Thjesht shikoni ekipin kombëtar kroat të futbollit, i cili luajti në finalet e Kupës së Botës dhe ka një numër lojtarësh me famë botërore. Kam luajtur me Duja Kop tek Standarti kështu që do të takohemi përsëri
POZICIONI- Ndihem më mirë në pjesën e përparme të mesfushës, më pëlqen të bëj presion kundërshtarit, ndihem mirë kur kam topin në këmbë, besoj se mund të kontribuoj përpara me asistimet e mia. Duke parë këtë fushë të shkëlqyeshme, besoj se mund të bëjë ndeshje të mira në fanellën e Rijekës.
KARRIERA-Kam luajtur në tek Standarti i Liezhit ku kam bërë dhe debutimin tim me të rinjtë. Më pas kam luajtur për Anderlehtin dhe më pas te Tvente ku luajta mbi 40 ndeshje dhe vitin e kaluar në pjesën e dytë të sezonit isha i huazuar te Vilem II. Kam luajtur 16 ndeshje, arritëm të siguronim qëndrimin mes më të mirëve dhe ishte sukses i madh. Që sot e tutje, jam i përqendruar vetëm tek Rijeka.