Frank Kesi momentalisht është i përqendruar me kombëtaren e tij Bregun e Fildishtë në Lojërat Olimpike, por ka lënë pezull në shtëpinë kuqezi çështjen e rinovimit të kontratës.
Gjërat nuk po shkojnë ashtu siç pritej, pasi mesfushori 24-vjeçar ka pretendime për rinovimin. Sipas ’’Sport Mediaset’’, Kesi kërkon një pagë prej 7 milionë eurosh në sezon, aq sa Ibra, por drejtuesit e Milanit janë ndaluar vetëm në ofertën e 5.5 milionëve.
Agjenti i Kesi pritet këtë javë në Milani për të sqaruar gjithçka, por pretendimet e mesfushorit nuk do të ndryshojnë.
Rinovimi i kontratës të Kesi është kthyer në çështje te Milani, por Liverpuli ka kohë që e pret dhe ky mund të jetë momenti i duhur për transferimin e madh.