“Ne gjithmonë kemi qenë krenarë për ty, mirë se erdhe mister Allegri”.
Kjo lexohet në një banderolë të shfaqur në qendrën sportive të Juventusit me rastin e miqësores së parë të bardhezinjve, me Massimiliano Allegri sërish në stol, kundër Cesena.
Trajneri livornez është kthyer te “Zonja e Vjetër” pas përvojës së mëparshme dhe shumë të suksesshme nga viti 2014 deri më 2019.
Një mesazh që dëshmon mirënjohje dhe dashuri ndaj trajnerit, i cili gjithashtu tregon distancim nga zgjedhja e klubit e dy viteve më parë, kur morën Sarrin për futboll më të mirë.
Presidenti Agnelli e shkarkoi pas një viti ish-trajnerin e Napolit, pasatj provoi edhe Pirlon sezonin e kaluar, pa sukses, duke iu kthyer… Allegrit.