Franca dhe Argjentina shënojnë fitore!
Ndeshjet e zhvilluara ditën e sotme në kompeticionin e futbollit në Lojërat Olimpike, kanë dhënë rezultate të pritura teksa Franca dhe Argjentina janë rikthyer tek fitorja, ndërsa Brazili u ndal në barazim.
Pas humbjes turpëruese 4-1 me Meksikën, Franca ka mposhtur me vuajtjesh 4-3 Afrikën e Jugut duke marrë 3 pikë e para në grup.
Protagonist absolut për gjelat u bë sulmuesi veteran, Zhinjak i cili realizoi tripletë në këtë takim duke mbajtur gjallë shpresat e Francës për një kualifikim në raundin tjetër.