Pas tre sezonesh me fanellën e Teutës, mesfushori nga Drenasi, Florent Avdyli është larguar nga bregdetarët.
Lajmi ne kanë dhënë vetë kampionët e Shqipërisë në rrjetet sociale, ku bëjnë me dije se shkak është mos arritja e një marrëveshjeje për rinovimin e kontratës.
Mesfushorin 28-vjeçar e solli në Durrës Blendi Shkëmbi, pasi të dy kishin punuar edhe te Liria e Prizrenit, ndërsa në tre sezone me fanellën e bregdetarëve, Avdyli luajti 94 ndeshje, duke shënuar 3 gola dhe dhënë 8 asiste.
Klubi i Teutës nuk ngurron të falënderojë Avdylin për kontributin e dhënë gjatë këtyre tre sezoneve dhe veçanërisht në këtë të fundit ku durrsakët ia dolën të shpallen edhe kampionë të Shqipërisë.