Ish reprezentuesi i Kombëtares së Kroacisë n[ë futboll, Ardian Kozniku, i cili jeton e vepron në Zagreb, është i tronditur me lajmin, se 10 bashkëkombësit e tij nga Kosova, kanë humbur jetën në aksidentin tragjik.
Kozniku iu shpreh ngushëllime familjarëve që humbën me të dashurit e tyre dhe i dëshiron shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve.
“Ngushëllimet më të sinqerta për familjet që sot humbën më të dashurit e tyre.
Lutemi për të lënduarit të shërohen sa me shpejtë”, ka shkruar Kozniku në profilin e tij në facebook.