Futbollisti Jozef Kuqi la Kroacinë për Kosovë, përkatësisht për të vazhduar karrierën tek Dukagjini i Klinës, anëtar i ri i Superligës së Kosovës.
Lajmi bëhet i ditur nga KF Dukagjini.
Futbollisti Kuqi, i cili luan në pozitën e mesfushorit, vjen nga liga e dytë e Kroacisë, më saktësisht nga klubi NK Opatija.
I lindur më 5 janar 2000, njëzetenjëvjeçari karrierën e filloi te grup-moshat e Rijekes në Kroaci, pastaj ishte angazhuar edhe te klubet: NK Varazdin, Medjimurje dhe Omladinac.
Ne Jozefit i dëshirojmë mirëseardhje dhe shumë suksese!”, njofton KF Dukagjini.