Futbollisti nga Kosova, Leart Paçarada, starton në mënyrën më të mirë në edicionin e ri në Bundesliga II.
Paçarada, prej mbrojtësve më të mirë, ka shënuar supergol nga rreth 25 metra pikërisht në minutën e 11-të për epërsinë e St. Paulit.
St. Pauli ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Holstein Kiel, në ndeshjen hapëse.
Paçarada në formën më të mirë.
Ai mori një top, lëvizte me shpejtësi në fushë dhe e hapte rrugën sikur buldozer, me të majtën e tij nga 25 metra shënon gol të bukur në këndin e djathtë të portës së rivalit.
Paçarada e nis edicionin për mrekulli, ndeshja e parë, goli i parë.
Në minutën e 62-të, Kyereh shënon për 2:0 dhe Burgstaller n[ë fund të sfidës, për 3:0. Paçarada u paraqit tërë takimin, duke treguar angazhim e lojë të madhe.
Dynamo Dresden dhe St. Pauli kryesojnë me nga 3 pikë.
Goal of the season after 11 minutes? #FCSP pic.twitter.com/pYb2Ehgxvb
— St Pauli Stats (@stpaulistats) July 25, 2021