Olimpikët e Gjermanisë megjithatë shënuan fitore me rezultat 3:2 kundër olimpikëve të Arabisë Saudite, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit D në kuadër të Lojërave Olimpike - "Tokyo 2020".
Ndeshja u zhvillua në stadiumin Yokohama.
Gjermanët hoqën shumë për faktin se nga minuta e 66-të mbeten me një futbollist me pak në fushë, pasi që Pieper u përjashtua me karton të kuq.
Për Gjermaninë. shënuan Amiri (11'), Ache (43'), Uduokhai (75') dhe për Arabinë Saudite Al Najei (30' e 50').
Arabia përkundër humbjes bëri lojë të mirë, ndërsa për gjermanët është fitorja e parë. Brazili kryeson me 4 pikë, pasojnë Bregu i Fildishtë 4,. Gjermania 3 dhe Arabia Saudite me 0 pikë.