Sipas burimeve të shumta në Itali, Juventus ka refuzuar ofertën e Liverpoolit prej 100 milionë euro për Federico Chiesa.
Anësori italian u bashkua me ‘Zonjën e Vjetër’ nga Fiorentina një vit më parë me një marrëveshje fillestare huazimi prej 10 milion € me një mundësi për të blerë për 50 milionë euro.
23-vjeçari shënoi 14 gola dhe dha 10 asistime në 43 paraqitje në sezonin e tij të parë me Juventus.
Përveq ofertës së Liverpool, nga mediat italiane raportohet se edhe oferta e Chelseat prej 100 milionë eurosh është refuzuar nga Juventus.