Julian Brandt është emri i ri për merkaton e Milanit. Gjermani, siç raportohet nga Sportmediaset, është shumë i pëlqyer nga kuqezinjtë dhe mund të arrijë me formulën e huasë së rëndë prej rreth 5 milionë euro dhe të drejtën e shlyerjes në bazë të 22 milionëve.
Milani është gati të hapë një dialog me Borussia Dortmund në ditët në vijim.
Plani B mbetet gjithmonë Josip Ilicic, i cili ka dhënë prej kohësh “ok” për transferimin te “Djalli”.
Sakaq, nuk hiqet dorë edhe nga Vlasic, i cili këmbëngul te CSKA Moska për t’u transferuar te kuqezinjtë. Milani vazhdon gjithashtu presionin për Dalot, por gjithashtu pret ofertën e duhur për Hauge.