Mbrojtësi nga Kosova, Leart Paçarada, e ka filluar me këmbë të mbarë edicionin e ri në Bundesliga II.
Ai me St. Paulin, si vendas e demoluan me rezultat 3:0 Holstein Kiel.
Faqja e specializuar për nota ‘Sofascore’, Paçaradën e ka vlerësuar me notë jashtëzakonisht të mirë.
Paçarada vlerësohet me notë 7.8 apo është lojtari më i mirë i ndeshjes pas Finn Ole Becker (St. Pauli) me notë 8.3.
Duhet theksuar se Paçarada realizoi supergol nga rreth 25 metra, duke i lënë të shtangur mysafirët.