Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, ashtu si i ka hije, e ka filluar edicionin e ri në Kampionatin e Malit të Zi.
Deçiqi ka shënuar fitore në konak të vetin, me rezultat 2:0 ndaj Zetës nga Gullobovci, në hapje të kampionatit.
Golat u shënuan nga futbollistët Kristijan Vulaj (19’) dhe Matija Bozhanoviç (25’).
Deçiqi pas eliminimit nga garat evropiane, tërë fokusin e ka në kampionat për rezultate sa më të mira.
Sfidën e radhës Deçiqi e luan në udhëtim kundër Jezeros.