Raphael Varane duket se karrierën do ta vazhdoj në Angli.
Sipas mediave franceze, Man Utd është shumë afër marrëveshjes me Real Madrid për Varanen.
Gjiganti anglez prej kohësh kishte arritur marrëveshje rreth kusheve personale me mbrojtësin, por tani duket se marrëveshja është arritur edhe me klubin spanjoll.
Raportohet se tashmë dy klubet janë duke finalizuar detajet e transferimit që pritet të kushtojë rreth 45/50 milionë euro.
Francezi pritet të nënshkruajë kontratë me pagë rreth 12 milionë euro në sezon.
Thuhet se zyrtarizimi mund të ndodh gjatë javës së ardhshme.