Sulmuesi nga Kosova, Astrit Selmani, vazhdon me formën e mirë.
Ai me ekipin e tij, Hammarby, sot triumfuan në derbin suedez, me rezultat 2:1 kundër Norrkoping.
Selmani asistoi në golin e parë në minutën e 26-të, kur Lidwingson realizoi për 1:1.
Për vendasit shënuan Ludwigson (26') e Poulsen (83') dhe për Norrkoping Adegbenro (2').
Selmani u zëvendësua në minutën e 90+3.
Pas javës së 13-të në Kampionatin e Suedisë, Hammarby ngritët në pozitën e 4-të me 21 pikë, duke lënë pas Norrkoping në vend të gjashtë me 17 sosh.