“Jam pritur mirë, jam i lumtur. Ishte një mundësi e rëndësishme për të promovuar verën time dhe ta bëja me Fabio Cordella ishte shumë mirë“.
Ish sulmuesi i Milanit dhe Barcelonës, Ronaldinho flet nga Taormina për Tuttomercatoweb. “Milani? Unë gjithmonë e ndjek atë, po bën mirë. Një ekip që shpresoj të vazhdojë ta bëjë më mirë sepse i ndjek gjithmonë”.
Barcelona ka disa probleme …
“Shpresoj të zgjidhë çdo problem për të cilin nuk jam në dijeni”
Messi? “Duhet të qëndrojë, është historia e Barcelonës”.
Po mbi Monza dini diçka dhe fakti se po tenton ngjitjen në Serie A?
“Sigurisht. Berlusconi dhe Galliani janë njerëz që mbaj në zemër. Po pres Monzën në Serinë A ”.